RTV Ora – Frontex jep rezultate, kapen 27 emigrantë të paligjshëm në kufi në 24 orë

  • 5 years ago
#rtvora
Përmirësimi i kushteve atmosferike ka riaktivizuar tentativat e klandestinëve për të kaluar përmes Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Por në kufi tashmë emigrantët nga lindja e mesme që do të kalonin përmes Shqipërisë drejt Vende të Bashkimit po përballen me masa të përforcuara falë misionit të Frontex.

Pas 24 emigrantëve të ndaluar mëngjesin e së premtes, 3 klandestinë të tjerë u kapën gjatë natës në Kufirin e Gjelbër në Kapshticë.

Burimet thanë se ata u evidentuan falë kontrolleve me kamera termike që kryhen në zonat e cilësuara pikë hyrje për emigrantët e paligjshëm në qarkun e Korçës.

Patrullimet e grupeve të përbashkëta të Oficerëve të Frontex dhe forcave shqiptare të kufirit janë përqendruar në Trestenik

Klandestinëve u janë marrë deklarimet e para dhe më pas shoqërohen drejt qendrës së Azilkërkuesve në Tiranë.

Në rast se ata nuk bëjnë kërkesa për azil, atëherë mbi bazë të marrëveshjeve kthehen në Greqi si vendi nga ku hynë në territorin shqiptar.

50 oficerë të Frontex u vendosën të Martën në Kakavijë e Kapshticë me qëllim ndalimin e emigrantëve dhe veprimtarive kriminale ne kufirin mes Shqipërisë e Greqisë
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kapen-tre-klandestine-ne-kapshtice
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended