Meta i pergjigjet Rames e BE: Po kapet drejtesia

  • 5 years ago
Presidenti Meta i ka kthyer përgjigje Kryeministrit Rama dhe Ambasadorit të BE-së, në vijim të deklaratave për ecurinë e Reformës në Drejtësi. Sipas zëdhënësit të shtypit, kreu i shtetit do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për të evituar vonesat e krijuara nga Reforma në Drejtësi.

?Kam vetëm një qëndrim për të dy. Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të Reformës në Drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit?.

Kreu i shtetit e mbyll me ironi reagimin e tij ndaj Kryeministrit dhe Ambasadorit Soreca.

?Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë ?na fitorja në fitorje?, si në variantin solo, ashtu edhe në kor?

Meta bëri fajtor një ditë më parë për ngërçin e krijuar në Reformën në Drejtësi, misionin Euralius. Kryeministri Rama iu përgjigj duke theksuar se Reforma në Drejtësi kërkon kohën e saj, duke i kërkuar gjithashtu të mbrojë datën e zgjedhjeve të cilën e ka dekretuar vetë. Ndërkohë Ambasadori i Bashkimit Europian, Soreca tha në një reagim për mediat se Reforma në Drejtësi po kryhet në përputhje me Kushtetutën.

Tv Klan

Recommended