Pa Gjurme- Mesazhi prekës i djalit mulat: Baba më prano, jam gjaku yt!

  • 5 years ago
Pjesa e dyte dt 14 maj Pa Gjurme- Mesazhi prekes i djalit mulat: Baba me prano, jam gjaku yt!
Me fjali te shkurtra dhe lakonik, e nis kete histori te jetes se tij 27-vjecari Mateo Skureni. Djali që u lind nga një dashuri e zjarrtë e një vajze rome me një djalë nga Tirana. Shqipja dhe Sajmiri vendosën të jetojnë sëbashku kundër dëshirës së familjes së djalit. Mateo erdhi në jetë në vitin 1992. Nusja nuk shkonte mirë me vjehrrën ndaj djalit të familjes iu desh të ikte sëbashku më bashkëshorten dhe djalin e vogël, në një tjetër shtëpi të marrë me qera. Por kjo gjë nuk zgjidhi situatën, por e keqësoi edhe më shumë atë, kur vjehrra sjell në banesën e saj një tjetër grua për Sajmirin, ndërsa ky i fundit kishte filluar të ishte indiferent edhe ndaj djalit, Mateos. Pas kësaj ajo mësoi shumë e më shumë, që bashkëshorti i saj dhe shfaqja e kësaj gruajë tjetër në familje kishin një marrëdhënie sëbashku. Ishte 4 vjec Mateo ende një i mitur kur nëna e la tek gjyshja dhe emigroi drejt Italisë, në Perugia dhe Piacenza. Kur mëson se ish-bashkëshortja ishte në Itali, Sajmiri takhet cdo ditë me të birin derisa ai mbushi 9 vjec. Me dy prindër që kishin vite që nuk jetonin bashkë Mateo bashkë me gjyshen transferohen në Durrës, atje ku nëna e tij pasi fitoi të ardhura nga emigracioni u bleu një banesë. I ati ndërkohë kishte krijuar një tjetër familje nga e cila sot ka dy femije. Sot Mateo ndjehet i mohuar nga i ati dhe kërkon afrinë me të.

Recommended