RTV Ora – Vau i Dejës, tokat nën ujë se kanalet kanë 20 vite pa u pastruar
  • 5 years ago
#rtvora
Reshjet i shiut që përfshinë vendin këtë fillim maji dhe mospastrimi i kanaleve kulluese ka vënë nën ujë dhjetra hektarë tokë në fshatrat e Bushatit në Vaun e Dejës

Të mbjellat e stinës rrezikojnë të shkojnë dëm thonë fermerët, duke fajësuar bashkinë për mungesë të ndërhyrjeve.

Sipas tyre janë miliona lekë të investuara në bujqësi, që nga përmbytja e tokës po kalben duke mos arritur të dalin në treg.

"Të gjitha kulturat shkuan dëm. Janë miliona lekë dëme" thonë banorët.

Prej vitesh sipas banorëve nuk ka patur pastrim të kanaleve kulluese dhe rezultati është i dukshëm, 10 parcela me të mbjella nën ujë.

"Ky shi ka rënë dhe këtë shi nuk e ka pasur për ta ndaluar shteti, por shteti dhe pushteti vendor ka përdetyrë të pastrojë kanalet të cilat kanë mbi 20 vjet që nuk janë prekur" thotë një banor tjetër.

Ky nuk është viti i parë që këto toka përmbyten duke ju shkaktuar fermerëve deme të mëdha ekonomike, pasi bujqësia mbetet sektori kryesor i të ardhurave për dhjetra familje në këtë zonë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vau-i-dejes-tokat-nen-uje-se-kanalet-kane-20-vite-pa-u-pastruar
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz