Report TV - Shkatërrohet banda e trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi, 11 të arrestuar

  • 5 years ago
11 persona janë arrestuar në Fier dhe Patos si pjesë e një organizate që trafikonte drogë drejt Greqisë. Burimet zyrtare të Policisë në me dije se në kuadër të operacionit të koduar ?BISTRICA 2019? u arrestuan 4 persona në kushtet e flagrancës ndërsa për 7 të tjerë u zbatuar urdhri i ndalimit i dhënë më parë nga Gjykata.

Sipas po të njëjtave katër persona u kapën në flagrancë duke trafikuar në drejtim të Greqisë një ngarkesë prej rreth 79 kg lëndë narkotike të llojit ?Canabis Sattiva? e cila ishte e fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin që drejtohej nga shtetasi G.L. ndërsa një muaj më parë në Kapshticë u godit një tjetër rast trafiku po nga i njëjti grup, ku në një mjet u gjetën 68 kg kanabis. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së një tjetër anëtari të organizatës në fshatin Greshicë, Mallakastër u gjetën armë zjarri e municione.

Recommended