Meta nuk shkarkoi Konin/ Shahini: Aprovoi shkeljet ligjore! Presidenca: Mbani përgjegjësitë tuaja
  • 5 years ago
Pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të rrëzuar kërkesën e ministres së Arsimit për shkarkimin e rektorit Mynyr Koni ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit.

Shahini e quan këtë një vendim në dëm të interesit publik dhe në mbështetje të shkelësve të ligjit pasi vetëm në dy javë pezullimi të Konit janë zgjidhur disa nga çeshtjet që ai refuzonte t?i adresonte dhe ishin kthyer në pengesa serioze për funksionimin e fakulteteve të Universitetit të Tiranës.

Ministrja thotë se arsyetimi që presidenti Meta përdor se pezullimi i rektorit nga ana e saj cënon autonominë universitare nuk qëndron për sa kohë ligji e lejon diçka të tillë.

Ndërkohë presidenca e quan rrëzimin e kërkesës për shkarkimin e rektorit një vendim me argumentë ligjorë. Ajo thotë se Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë

Kreu i shtetit rrëzoi dje kërkesën e Ministrisë së Arsimit me pretendimin se problemi që sjell mos funksionimin e ligjit të Arsimit të Lartë nuk është Mynyr Koni, por fakti ministria e Arsimit që nuk ka nxjerrë aktet nënligjore të ligjit për Arsimin e Lartë.