RTV Ora - Mirditë, policia shpërthen eksplozivin në sediljen e pasme të makinës (Pamje pa koment)

  • 5 years ago
#rtvora #Korca
Një sasi eksplozivi është gjetur në makinën e një 48 vjeçari me banim në Mirditë dhe më pas është asgjësuar nga specialistët e Njësisë Anti Eksploziv, të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës, 6 maj, në qytetin e Rrëshenit.

Sasia e konsiderueshme eksplozivi, e gatshme për të shpërthyer është gjetur e montuar në anën e pasme të sejdiljes së shoferit, në automjetit tip ?benz? të shtetasit Armandi Gjini, me banim në qytetin e Rrëshenit.

Vetë drejtuesi i mjetit ka telefonuar policinë dhe më pas kanë ardhur forcat anti terror nga Tirana të cilët kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit.

Njoftimi i policise: Me datë 06.05.2019, në Rreshen ,Mirditë në një mjet të parkuar,në përdorim të shtetasit A.Gj.,48 vjeç,banues në Mirditë, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar eksplozive. Menjëherë janë njoftuar Specialistët e Njësisë Anti Eksploziv, ku kanë bërë të mundur asgjesimin e saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit"

I pyetur nga policia Gjini ka treguar se eksplozivi i ishte vendosur në makinë dhe se e kishte konstatuar vetëm pasi kishte çuar fëmijët në shkollë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mirdite-policia-shperthen-eksplozivin-e-gjetur-ne-sediljen-e-pasme-te-makines
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended