Blendi Klosi: Zgjedhjet, ndikim në turizëm - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i turizmit Blendi Klosi shprehet skeptik lidhur me ecurinë e sezonit turistik në këtë verë.Sipas tij zgjedhjet lokale të 30 qershorit do të marrim vëmendjen maksimale të krerëve të bashkive duke anashkaluar masat për sezonin turistik.Në një intervistë për Vizion Plus, Klosi i bën thirrje kryetarëve të bashkive që të marrin masat për të zbatuar vendimin e këshillit të ministrave që parashikon kriteret dhe ndarjen e plazhe publike dhe private si dhe pastrimin e territorit.E shikoj me problem përfshirjen e pushtetit lokal në zgjedhjet vendore të këtij viti duke harruar që ata janë në detyrë deri ditën që zhvillohen zgjedhjet, sidomos ata që kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Shikoj që janë larguar nga menaxhimi i sezonit turistik dhe kjo është për tu bërë një thirrje të fortë këshillave bashkiak, çdo punonjësi të administratës lokale, pasi biznesi lokal dhe njerëzit që merren me turizëm në lokalitetet që krerët e bashkive kanë në administrim duhet shumë pak ose aspak të afektohen nga procesi i zgjedhjeve. Viti 2019 realisht mund të marri problematika nga procesi zgjedhorë, - thotë Klosi.Si pasojë e zgjedhjeve lokale, Ministria, tha Klosi do të ketë një vëmendje më të shtuar për të monitoruar situatën dhe për të shmangur problematikat e viteve të kaluara.Të tre faktorët, pushteti qendror, biznesi dhe pushteti lokal duhet të gjejnë sa më shumë dakortësi edhe në vështirësitë e fushatës elektorale, që do të ketë pushteti lokal që do të vendosin rregulla të qarta loje dhe ti shërbejnë turistëve. Është një ekonomi delikate, nëqoftëse nuk i shërben turistit me detaje mund të dëmtohemi realisht.Një vit më parë Shqipëria numëroi rreth 6 milion turistë, ndërkohë që këtij viti parashikohet të ketë një rritje. Pika më e dobët mbetet mungesa e cilësisë ne dhënien e shërbimit.

Recommended