RTV Ora - Viktima të trafikimit e braktisjes, “sfida” e fëmijëve për integrim

  • 5 years ago
#rtvora
Arsimimi dhe trajtimi psikologjik shihen si mundësia për tu rikthyer fëmijërinë e humbur viktimave të trafikimit dhe braktisjes në moshë të vogël. Rreth 300 fëmijë, viktima të këtyre fenomeneve janë trajtuar deri në tre vite në qendrën rezidenciale të Elbasanit për të lënë pas pasojat e për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

" Me mbështetjen që ju më dhatë unë kam rritur besimin te vetja dhe sigurinë".

Kjo është një nga 300 fëmijët e braktisur, trafikuar apo në rrezik trafikimi që janë strehuar në qendrën rezidenciale në Elbasan.

Ata qëndrojnë aty për 1 deri në 3 vite ku veç mbrojtjes, arsimohen e marrin shërbime dhe mbështetje për të lënë pas këtë situatë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

"Para se të vija këtu në këtë qendër jeta ime nuk ishte e mirë, nuk kisha ku të mbrohesha".

Esmeralda Dylgjeri punonjëse e shërbimit social thotë se falë këtij programi, këta fëmijë thurin ëndrra për të ardhmen.

Esmeralda Dylgjeri: Përveç sigurisë, mbrojtjes, shtëpisë që ne u ofrojmë këtyre fëmijëve, më e rëndësishmja është mbështetja emocionale. Ata të jetojnë fëmijërinë që u ka munguar.

Por për të arritur deri këtu jo gjithmonë është e lehtë.

Psikologia, Orgesa Qosja, tregon se një prej e këtyre fëmijëve janë paraqitur aty me trauma psikologjike, çka ndikon në personalitetin e tyre.

Orgesa Qosja: Kanë dhe shfaqin sjellje agresive. Janë fëmijë të cilët e kanë shumë të vështirë integrimin në shoqëri.

Mbi 5 mijë fëmijë shqiptarë rezultojnë të trafikuar në vendet e Bashkimit Europian sipas një raporti të vitit 2018 të Europol, ku theksohej në një pjesë prindërit ishin në dijeni por gjendja e vështirë ekonomike e tyre e bën të vështirë parandalimin e këtij fenomeni.

Ndërkohë që edhe trafikimi i bredshëm apo shfrytëzimi i fëmijëve mbetet një tjetër fenomen, për të cilin të dhënat e sakta mungojnë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/viktima-te-trafikimit-e-braktisjes-sfida-e-femijeve-integrim-e-ndertimin-e-te-ardhmes
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended