Markel dhe Vincens Bushi vetedorëzohen ne polici

  • 5 years ago
Dy autorët e dyshuar të vrasjes së kushërinjve Kelvin dhe Erjon Jushi në Laç, janë vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës, ndërsa në pranga janë venë Markel Bushi 25 vjeç dhe Vinçens Bushi 28 vjeç, të dy nga Kurbini. Të dyshuarit u vetëdorëzuan pas negociatave të policisë me familjarët e tyre.

Në kërkim për këtë ngjarje mbetet 23-vjeçari Manuel Bushi, personi që dyshohet se është edhe shkaktar i konfliktit që solli edhe vrasjen e dyfishtë. Ata akuzohen për ?Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara, në bashkëpunim? dhe ?Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake?.

Ngjarja ndodhi në lagjen Nr.1 të qytetit të Laçit, pas një sherri banal të nisur brenda në lokal mes kushërinjve Jushi dhe Manuel Bushit. Ky i fundit ka thirrur për ndihmë vëllain e tij, Markel Bushi dhe kushëuririn Vinçens Bushi.

Më pas dy palët kanë dalë jashtë për t'u sqaruar dhe konflikti ka agravuar në përdorimin e armëve. Duke parë që autorët kishin armë me vete, dy kushërinjtë u larguan me vrap. Autorët kanë ndjekur për rreth 100 metra Kelvin dhe Erion Jushin dhe i kanë qëlluar disa herë me pistoletë.

Njëri nga dy kushërinjtë është qëlluar në hyrjen e një pallati, ndërsa tjetri në rrugë. Ata u dërguan në gjendje të rëndë në një spital privat në Tiranë për ndihmë të specializuar, por ndërruan jetë si pasojë e plagëve që morën.

Tv Klan

Recommended