Report TV - Lulzim Basha: Fundi i Ramës është vulosur, qeveria tranzitore e panegociueshme

  • 5 years ago
Me një fjalim në selinë e Partisë Demokratike, lideri demokrat Lulzim Basha përmbylli pas 4 orëve, protestën e radhës të opozitës kundër qeverisë.

Basha e quajti protestën më të madhe dhe të pashoqe, teksa falenderoi qytetarët.

"Qytetarët mirënjohje për këtë protestë dhe këtë qendresë monumentale për orë të tëra në këtë natë, në këtë muzg të Tiranisë të banës kriminale në pushtet vëllezër dhe motra ju bashkut dritën e shpirtit tuaj dhe ndriçuar rrugën, shtegun, horizontin e shpresës që do të kalojë përmes horizontit për zgjedhje të lira . Ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme për opozitë dhe gjithë shqiptarët e ndershme largimin e Edi Ramës për qeverinë tranzitore që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ata u përpoqën të shperndajnë këtë protestë me propagandë. Nuk ja doli dot dhe me gjithe sfidën e motit ne ia dolëm të mbanin sot protestën më të madhe që ka njhiur kombi shqiptar. Qeveria kriminale dhe ilegjitime e Rames e cila mbahet me forcën dhe paratë e krimit, sot u soll dhe njëherë si pushtues.

Recommended