RTV Ora - Zbardhet dinamika e ngjarjes në Rinas, si u grabitën 2 mln euro

  • 5 years ago
#rtvora
Kjo është porta që shërben përmes të cilës kanë hyrë grabitësit që i morën 2 mln euro kompanisë së transportimit të vlerave monetare.

Në momentin që i janë afruar, një nga autorët ka zbritur nga makina dhe ka prerë hekurat pranë portës hyrëse.

Më tej furgoni me grabitësit ka vijuar rrugën drejt pistës së aeroportit ku ndodhet avioni që do bëhej transportimi i parave.

Grabitësit kanë vajtur te avioni ku kanë marrë paratë nën kërcënimin e armëve dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit. Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë.

Gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes, pikërisht në urën e Tapizës.

Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet furgon.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zbardhet-dinamika-e-ngjarjes-ne-rinas-si-u-grabit-blindi-me-2-mln-euro

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended