Ekskluzive/ Arrestohen Gaçaj dhe Duka Grupi kriminal i drogës do bënte atentat në Tiranë

  • 5 years ago
Një grup i strukturuar kriminal në fushën e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Gjermanisë, është kapur nga policia shqiptare, në një super-aksion që ka çuar në ndalimin e 4 personave në Tiranë. Leonard Duka 33 vjeç dyshohet të jetë koka e këtij grupi, ndërsa bashkë me të u arrestuan Elvis Gaçaj 44 vjeç, Oltion Loga 38 vjeç dhe Dritan Agaj 38 vjeç.

Aksioni u mësua ekskluzivisht nga Report Tv, ndërsa ishte duke u zhvilluar, ndërsa më tej policia e Tiranës, përmes një njoftimi tha se u sekuestruan një mjet të blinduar, një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 46 fishekë luftarak, si dhe doza me lëndë narkotike kanabis. Një automjet i blinduar, BMW seria 7 është me targa të Rusisë, foton e të cilës Shqiptarja.com e siguron ekskluzivisht, u kap nga policia pranë shkollës "Partizani", nga skuadra operacionale, dhe i përket pikërisht të arrestuarit Elvis Gaçaj.

Aksioni i sotëm u krye për të parandaluar një vrasje e cila ishte planifikuar dhe do kryhej nga ky grup personash.

Recommended