RTV Ora – Kukësi i vë traun Ramës, protestuesit përplasen me policinë

  • 5 years ago
#rtvora
Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Kukësit në kuadër të turit të tij "Bashkia që duam", ndërkohë PD kishte organizuar protestë.

Protestuesit kanë bllokuar urën e Mamzit mbi Drin, duke mos lejuar kalimin e Edi Ramës. Në një moment ka pasur dhe përplasje me policinë.

Kuksianët kishin improvizuar dhe një tra ku shkruhej: "Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin."

Kryetari i bashkisë së Kukësit i është bashkuar protestuesve dhe sfidoi Ramën për të nxjerrë lejen për aeroportin.

"Ne nuk jemi njerëz që ngjitemi në pemë, të ketë turp të bëjë kujes kur flet për kuksianët. Vjen bën spektakël e shoë dhe me lekët e taksa paguesve shqiptarë mundohet të bëjë shoë. Qeveria Rama ka rënë të gjithë sondazhet e thonë. I bëjmë thirrje të gjithë socialistëve të bëhen me PD e qytetarët e Kukësit. Kryeministri Edi Rama nuk ka si të luajë me fatet e kuksianëve. Kemi vendosur një tra simbolik për ti treguar kryeministrit se ai vendos trarë por dhe ne vendosim trarë në trojën tonë. Në mënyrë absolute nuk kemi asnjë komunikim zyrtar çfarë do të bëhet me aeroportin dhe sfidoj Ramën që të nxjerrë lejen që ka për aeroportin. Të mos luajë me kuksianët. Kuksianët nuk janë kopsht zoologjik. Ne nuk e duam fare këtë mandat nëse shkel qytetarët dhe i bëj thirrje të mbështesin"
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-shkon-ne-kukes-protestuesit-perplasen-me-policin
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended