Report TV - Shkrimtarët flasin për situatën politike, Shllaku e Stani: Të reagojnë intelektualët
  • 5 years ago
Shkrimtarët Primo Shllaku dhe Lazër Stani analizojnë situatën politike ku gjendet vendi ynë sot. Për ta situata është alarmante, sepse politika që opozita bën nga rruga nuk është një zgjidhje, por vetëm paralizon dhe bllokon jetën sociale të shqiptarëve. Prandaj, për ?ReportTV? ata shprehen se duhet që të ketë një reflektim nga partitë politike edhe nga intelektualët e këtij vendi, përpara se të jetë vonë.

?Situata vetëm dramatike. Kjo histori ka paralizuar zemrën e shoqërisë shqiptare, e cila po shuhet, po fiket, sepse asnjë nga gjymtyrët e saj nuk po funksion më. Politika ka bllokuar jetën sociale në të gjitha pikëpamjet. Ne në pozicionet që jetojmë edhe marrim frymë nuk dimë shumë nga politika, por thithim edhe interpretojmë atmosferën sociale; shoqërisë shqiptare i është ngjitur sëmundja e politikës. Nëse shoqëria shqiptare ka qenë gjithmonë e sëmurë nga kontradikta, që ka interesi vetjak në politik, si biznesi më fitimprurës. Edhe interesi publik, i cili nuk ka fitim material, por ka vetëm fitim moral, atëherë dalim në konkluzionin se shoqëria shqiptare nuk është vetëm e korruptuar, por edhe e korruptueshme. Madje, sëmundja ka shkuar aq thellë, sa ajo është bërë edhe korruptuese. Për shembull, unë nuk kam nevojë që të shkojë në një zyrë shteti që të korruptohem, por korruptohem kudo, në çdo hap timin më kërkojnë që të korruptohem, që të mos bëj atë që thotë ligji. Kjo është fatkeqësia më e madhe, sepse sot tek ne sendet nuk quhen më me emrin e tyre. Ne jetojmë brenda një metonimie, ku tjetër gjë thuhet edhe tjetër gjë është në fakt. U kemi ndërruar emrat sendeve, për të mos u mbyllur shtigjet për të shpëtuar.
Recommended