Basha: Raporti i DASH shkatërrimtar - Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lideri i opozitës Lulzim Basha, në një tryezë me mediat është shprehur se zgjidhja e vetme për krizën ku ndodhet vendi është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit.Një ditë pasi rivali politik Rama deklaroi nga parlamenti se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, Basha ka theksuar se opozita nuk lëviz nga pozicioni i saj për një qeveri tranzitore që do të punojë për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.?Zgjidhja e vetme politike eshte ajo qe ka propozouar pd, eshte rikthimi i sovranitetit tek populli me zgjehdje te lira e te ndershme dhe parakusht eshte largimi ie di rames dhe nje qeveri tranzitore.?Ndër të tjera kryetari i demokratëve komentoi edhe raportin e fundit te Departamentit Amerikan të Shtetit.Basha theksoi se është alarmante që në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO publikohet raporti me i keq i DASH në 29 vitet e fundit.Basha ndau me gazetaret shqetesimin e tij per median ne shqiperi duke artikuluar edhe kritika.Lideri i opozitës Basha ka premtuar se me ardhjen në pushtet, e djathta do te ndjeke modelin europian ne lidhje me median duke u bazuar se pari tek shtyllat e demokracisë siç është ndarja e pushteteve e konkurenca e lirë.