RTV Ora – Rama: Opozita eksportoi bojë për eurokadrinjtë se s'ka ç'tregon

  • 5 years ago
#rtvora
Kryeministri Edi Rama ka dënuar nga foltorja e Kuvendit hedhjen e bojës së zezë mbi muret e Ministrisë së Brendshme.

Shefi i qeverisë tha se opozita zgjodhi këtë produkt sensacional për ta eksportuar në tregun ndërkombëtar mediatik se nuk ka çfarë ofron me një protestë që është e mbushur sipas tij me punonjës bashkish.

Në fjalimin e tij, Rama një vend ruajti edhe për Dasho Alikon.

Edi Rama: Krimet kundër personit, ato të cilat ishin bërë arsyeja e stresit në të gjithë territorin e Shqipërisë, në qytet dhe fshat kur ne na u besua detyra, në vitin që lamë pas shënuan shifrën më të ulët të 29 viteve statistika zyrtare të policisë së shtetit. Apo ishin sa gjysma e vrasjeve me dashje që shënoheshin në kohën kur ata që sot për turpin e tyre hodhën bojë të zezë mbi muret e Ministrisë së Brendshme drejtonin Ministrinë e Brendshme.

E hodhën bojën e zezë për ta filmuar dhe për ta eksportuar sepse nuk mund të eksportojnë në botë imazhet jo mbresëlënëse të një tufe punonjësish të bashkive të Shkodrës, të Lezhës, të Kamzës, të Vorës, të Mallakastrës, bashkë me Dashon e Lazaratit që mblidhen këtu për të kënduar himnin kombëtar pasi kanë ardhur vërdallë rrugëve. Duhet një produksion më tërheqës për të treguar një Shqipëri që nxin dhe që nxihet.

Boja mbi muret e Ministrisë së Brendshme sot padiskutim që është një produkt që do të thithet menjëherë nga tregu ndërkombëtar i medias, ku nuk janë të paktë për fat të keq, eurokadrinjtë që ngjajnë me kadrinjtë lokalë që kemi ne dhe për më tepër ata janë dhe të pafajshëm se pak ose aspak dinë nga Shqipëria ndërkohë që duhet të ushqejnë opinionin e tyre publik me lajme sensacionale sesi një tufë njerëzish shkon dhe hedh bojë në një institucion në protestën që ka përfshirë Shqipërinë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-opozita-eksportoi-boje-eurokadrinjte-se-ska-cfare-tregon-me-tufen-e-punonjesve-te-bashkive
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended