'Përplasja e fundit', policët i kap e qeshura gjatë përballjes me protestuesit

  • 5 years ago
Edhe pasi ka përfunduar fjalimi i kryedemokratit Lulzim Basha, mbështetësit e opozitës kanë vijuar tentativën e radhës për të çarë kordonin e policisë.

Të udhëhequr nga ish-deputetë të PD-së, Luçiano Boci, Klevis Balliu, Flamur Noka, Edi Paloka, dhe përfaqësues të tjerë politikë, protestuesit kanë tentuar disa herë me radhë që përmes forcës së trupit të shtyjnë kordonin e policisë tek hyrja e Kuvendit. Para Parlamentit janë një sërë forcash të Policisë, nga ato të rendit e deri tek ato Specialet.

Ashtu si edhe tentativat e tjera për të krijuar tension, policia ja ka dalë të qetësojë turmën.

Recommended