'Dezertuan' nga PD dhe LSI-ja, marrin mandatin tre opozitarë të rinj, 99 numri i deputetëve
  • 5 years ago
Sot KQZ-ja u dha mandatin tre kandidatëve të tjerë nga listat e PD-së dhe LSI-së. Ata janë Arben Elezi nga PD Elbasan, Adriatik Alimadhi aleat i PD, njëkohësisht kreu i Ballit Kombëtar dhe Ambra Borova nga LSI Shkodër, pasi pranuan të marrin mandatin duke dorëzuar formularët e vetëdeklarimit.

Me tre emrat e rinj që morën mandatin sot, numri i deputetëve shkon në 99 në parlamentin shqiptar. Këto vota janë të mjaftueshme jo vetëm për miratimin e reformës zgjedhore (84 vota), por edhe për ndryshimin e Kushtetutës (94 vota) si dhe për zgjedhjen e presidentit që në raundin e parë, gjithnjë nëse Ilir Meta do të japë dorëheqjen sikundër ka paralajmëruar.
Recommended