Me fëmijet e pianos, një botë tingujsh nën tastet bardhë e zi

  • 5 years ago
Krahas mësimeve të përditshme të shkollës, janë të shumtë prindërit që i dërgojnë fëmijët e tyre nëpër kurse të ndryshme të cilat ndikojnë në zhvillimin e tyre. I tillë është edhe mësimi i pianos, instrumenti me tastet bardhë e zi që lëshon tinguj të bukur e të ëmbël. Megjithëse thuhet se fëmijët nuk i pëlqejnë ushtrimet e përsëritura e rutinore, atat që pyetëm ne tek ora e pianos së mësuese Denisës në Qendrën kombëtare të kulturës na treguan krejt të kundërtën
Nga pjesët e shumta klasike të cilat i skalisin fëmijëve shije të mira e të holla, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj të bukurës është një pjesë shqiptare ajo që na duket më e dëgjuar e që të gjithë e njohin. Instrumentet të lejojnë komunikime universale e të shpien në botëkuptime të reja.
Sipas një studimi të fundit të kryer nga Akademia e Shkencave, Angli ka rezultuar që fëmijët që kanë ndjekur ose ndjekin aktualisht kurse pianoje janë më të zhvilluar dhe më të zhdërvjellët në të folur. Kjo lidhet me ndarjen e notave në tastierën e pianos dhe me ndarjen në mënyrë të ngjashme të tingujve gjatë të folurit.
Mësimin e pianos, në përgjithësi është i rreptë e me shumë kërkesa por gjithsesi ngelet një prej instrumentave më të kërkuar e më të rekomanduar për shkak të kulturës që merr nëpërmjet mësimi të pianos.

Recommended