RTV Ora - Tre bashkëpunëtorët për vrasjen e Nard Polisë njihen me masën e sigurisë

  • 5 years ago
#rtvora

Në Gjykatën e Shkodrës sot do të zhvillohet seanca për njohjen me masën e sigurisë për tre të arrestuarit si bashkëpunëtorë në vrasjen e Nard Plisë.

Seanca, e cila kryesohet nga gjyqtari Andri Ymeri do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Gilbert Toma, 26 vjeç, Kleandro Toma, 29 vjeç dhe Alfred Martini, 20 vjeç, që të tre banues në Shkodër u arrestuan të hënën (25 mars) nga policia lokale. Ndërsa u shpall në kërkim autori i dyshuar i vrasjes, i identifikuar nga policia vetëm me inicialet K. S., 27-vjeç.

Si u zbuluan?

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se këta persona kanë ndjekur gjatë gjithë ditës me mjetin tip Audi viktimën Nard Polia.

Sipas policisë, pas verifikimit të kamerave të sigurisë, e njëjta makinë është parë duke kaluar tek Ura e Mesit, në vendin ku autori i dyshuar djegu motorin tip T Max, me të cilin dyshohet se ka kryer vrasjen.

Pikërisht ishte kjo makinë që çoi policinë në ndalimin e tre shtetasve.

Mjeti tip Audi rezluton në pronësi të shtetasit Alfred Martini, një prej të ndaluarve.

Ky i fundit ka pranuar se është makina e tij por ka deklaruar në polici se këtë mjet ia ka dhënë që në mëngjesin e 20 marsit autorit të dyshuar të vrasjes K.S.

Më pas Martini deklaroi se 27-vjeçari ia ka kthyer mjetin në orët e pasdites.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tre-bashkepunetoret-vrasjen-e-nard-polise-njihen-me-masen-e-sigurise

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended