RTV Ora - E bënë të sëmurë, Rama pranon kosultat dhe ngushëllon mjekët

  • 5 years ago
#rtvora

Kryeministri Edi Rama pranon për herë parë se ka kryer konsulta mjekësore porse ajo realja nuk është mësuar nga media, apo "kazani" siç e etiketon ai median.

I pranishëm në një takim me mjekët Rama madje ngushëlloi bluzat e bardha duke e krahasuar me veten i cili është ende gjallë pavarësisht sulmeve.

"Respekte dhe mos u dorëzoni. Kur të ndiheni keq nga sulmet që i bëjnë kategorisë tuaj ngushëllohuni duke menduar për mua. Mua nuk mi bëjnë sulmet si kategori por si person, dhe siç e shikoni jam gjallë dhe nuk kam ende nevojë për ju, pavarësisht se çfarë keni dëgjuar. Por është e sigurtë dhe i kam provat dhe kur unë realisht kam shkuar për të bërë konsulta. Por konsultat reale nuk dalin në kazan dalin ato që nuk ndodhin. Unë konsultën e parë e bëj gjithmonë këtu, por nuk tregoj as se ku dhe as sesi sepse nisin fantazitë dhe për fat të mirë nga të gjitha konsultat rezultoj i sukseshshëm përballë gjithë çfarë më bëjnë. Kujtohuni për këtë dhe mos e harroni kurrë, Niçja, ai i Gjermanisë dhe jo i Shijakut, ka thënë çfarë nuk të vret të forcon.

Rama bëri me faj dhe median e cila sipas tij përpiqet ta ulë figurën e mjekut por dhe pranoi se drejtimi i spitaleve nuk është kudo ashtu sic duhet. "Ka segmente në sistem që janë akoma shumë keq por jeni ju që na mbani të motivuar," u shpreh kryeministri në takimin e organizuar paraditen e sotme lidhur me ndryshimet në Kodin Penal për dhunën ndaj personelit mjekësor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/e-bene-te-semure-rama-pranon-kosultat-dhe-ngushellon-mjeket

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended