360 grade– Ndizet debati në "360 Gradë", Ndoka: Rama paguan Toni Blair

  • 5 years ago
#rtvora #360grade
Ish-deputeti, Nard Ndoka, deklaroi në studion e "360 Gradë" në RTV Ora se kryeministri Edi Rama dështoi edhe pse pati një këshilltar si Toni Blair që e paguan herë pas here.

Sipas tij nëse plani për korrigjimin e kufijve do të merrte jetë, treshja Rama-Thaçi dhe Vuçiç do të merrnin medalje.

Ndoka: Ai e shpalli falimentin dbhe fati nuk e ndihmoi. Mori një iniciativë shumë të madhe në aspektin e titullit të famshëm lideri glogal arriti që nëpërmjet Toni Blair që e ka këshilltar dhe paguan herë pas herë.

Zheji: Është nder të kesh Toni Blair këshilltar, është dy herë Kryeministër i Britanisë së Madhe.

Gaba: Është shumë i shtrenjtë.

Nazarko: Po sikur të them unë që nuk ka marrë asnjë lekë Toni Blair.

Ndoka: Nuk e marr në aspektin negativ. Me këtë ndërhyrje vendosi të bëhet trampist. Mori përgjergjësi të madhe me Kosovën, Thaçin, Vuçiç, me një lidhje të ngushtë deri te DASH nëpërmjet Toni Blair. Këto ditë nëse gjërat do të shkonin mirë Rama, Thaçi dhe Vuçiç do të merrnin një medalje.

Zheji: Nuk e marrin jo, nuk bëhet ajo. Nuk u bë.

Ndoka: Dështuan treshja. Sorosi ishte i shqetësuar se Rama i doli nga kontrolli dhe bëri takim me Veliaj dhe e spostoi fare. Rama vendosi ta penalizojë Veliaj deri në mosrikandidim. Para një muaji Veliaj nuk ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës, Rama i kishte vendosur kryq për fatin se influenca e tij kishte kaluar me Trump dhe Sorosin e kishin nxjerrë jashtë loje. Dështoi skema, dështoi dhe Rama. Erion Veliaj u kthye dhunshëm, kandidimi i Veliaj nuk është me dëshirën e Ramës, është me detyrim nga Soros. Kishte disa emra gati, Ministren e Shëndetësisë, atë të Mbrojtjes.
Ndiqni emisionin live në:
https://www.youtube.com/watch?v=SMio_He-XgM
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended