Mbi 100 raste të reja të të prekurve nga fruthi
  • 5 years ago
104 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së shkuar. Të dhënat javore të Institutit të Shëndetit Publik flasin se ky numër është më i larti nga gjithë javët e shkuara, që nga shpallja e epidemisë. Numri më i madh i rasteve janë nga Shkupi, gjegjësisht mbi 70, ndërkaq rastet e tjera janë nga 9 qytete të tjera të vendit. Epidemiologët paralajmërojnë për shpalljen e mundshme të epidemisë në mbarë vendin nëse vijon të rritet numri i të prekurve nga fruthi. Ata gjithashtu apelojnë për vaksinim, pasi siç thonë kjo është mënyra e vetme për tu mbrojtur nga kjo sëmundje.
Recommended