Regjister kombetar per pyjet

  • 5 years ago
Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve dhe Kullotave ka hyrë në fazën e fundit. Të dhënat e dala prej tij do t?i shërbejnë krijimit të një regjistri kombëtar dixhital, që sipas Minstrisë së Mjedisit, do të orientojë politikën e menaxhimit dhe mbjelljes së pemëve.

"Për herë të parë krijojmë një regjistër kombëtar për pyjet që ka të bëjë me inventarizimin e pemëve, sipërfaqen pyjore etj", thotë ministri i Mjedisit Blendi Klosi.

Regjistri dixhital do t?ju vijë në ndihmë edhe bashkive, që pas pajisjes me certifikatën e pronësisë, do të bëjnë menaxhimin e pyjeve.

"Projekti do të nisë në të gjithë Shqiërinë për dhënien e certifikatave të pronësisë pyjore të bashkive të vendit".

Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve dhe Kullotave financohet nga Banka Botërore.

Tv Klan

Recommended