Borchardt: Opozita i vë flakën të gjithë sistemeve parlamentare - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt ka shprehur edhe njëherë qëndrimin kundër të ndërkombëtarëve në lidhje me djegien e mandateve nga ana e opozitës.Edhe pse opozitarët e kanë cilësuar si një hap të domosdoshëm djegien e mandateve, ambasadori Borchardt deklaroi se ky është një hap që i vë flakën të gjithë sistemeve parlametare.Ambasadori OSBE la të nënkuptohet se edhe nëse opozita I bojkoton zgjedhjet lokale ndërkombëtarët mund t?I njohin ato nëse nuk kanë probleme gjatë zhvillimit."Kjo varet nga mënyra si shkojnë zgjedhjet, si zhvillohen ato dhe gjetjet e vëzhguesve tanë. Nuk e parashikoj dot atë. Ne piksëpari nuk nxisim aspak bojkotin zgjedhor. Për shumë kohë Shqipëria ka qenë shtylla apo simbol i stabiltetit në rajon dhe tani shohim një veprim në parlament që nuk ka precedentë. Është kritikuar nga e gjithë komuniteti ndërkombëtar sepse ndez fitilin që vë flakën në gjithë sistemin e demokracisë parlamentare.?

Recommended