TV Ora - Lleshaj në Portin e Durrësit: Nevoja për ndërhyrje është e madhe

  • 5 years ago
#tvora #sanderlleshaj
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u takua mëngjesin e së martës me autoritetet kryesore që operojnë në Portin e Durrësit.

Gjatë takimit, Leshaj u shpreh se pavarësisht është bërë proges, nevoja për përmirësim në Port është e madhe.

Sandër Lleshaj: "Duhet të jemi fare të qartë që nevoja për përmirësim në Portin e Durrësit është e jashtëzakonshme. Me gjithë përmirësimet e bëra, të cilat mund të përcaktohen lehtësisht prej secilit prej nesh, i cili e ka frekuentuar këtë Port në cilësime të ndryshme, qoftë si udhëtar, qoftë si punonjës i shtetit konstatohet progres, por ama është po ashtu e rëndësishme të shënohet që nevoja për përmirësim është e madhe."

Ministri evidentoi edhe problemin kryesor të Portit të Durrësit: "Problemi kryesor këtu është se duke qenë port i madh ka edhe shumë autoritete, duke filluar nga Autoriteti Portual, nga Policia e Shtetit, nga AKU, Doganat dhe struktura të tjera, të cilat e bëjnë shumë kompleks menaxhimin e këtij Porti si një entitet të tërë. Problemet e evidentuara në këtë Port lidhen kryesisht me çështje që kanë të bëjnë me trafiqet, kontrabandën, me evazionin, por dhe me probleme që lidhen me sigurinë dhe nuk flas për sigurinë e brendshme të Portit, por me sigurinë e vendit

Ndaj duhet ndërhyrje të thella në drejtim të përmirësimit të standardeve të funksionimit të të gjitha institucioneve që funksionojnë në Port është e lartë."

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lleshaj-ne-portin-e-durresit-nevoja-nderhyrje-eshte-e-madhe

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended