TV Ora - Banorët e "Unazës" 2 orë në polici: Presion! Do vazhdojmë protestat

  • 5 years ago
#tvora

Për më shumë se dy orë 6 protestues së Astirit u morën në pyetje në Komisariatin nr 6 në Tiranë lidhur me djegien e gomave një ditë më parë.

Pas djegies së disa gomave në Unazën e Re ditën e diel, gjashtë banorë protestues janë marrë në pyetje në Komisariatin e Policisë nr 6. Të shoqëruarit ishin Lutfi Kastrati, Dorjan Protoduari, Gëzim Sadikaj,Ilir Katiraj, Lindita Protoduari dhe avokati i tyre Artan Manushaqe, të cilët pasi u morën në pyetje me akuzën e prishjes së qetësisë dhe rendit publik u lanë të lirë. Ish-deputeti, Klevis Balliu, e cilësoi presion shoqërimin e protestuesve.

Balliu: Është një presion, janë thirrur disa herë në rajone të ndryshme policie. Mendoj që është një formë e turpshme presioni. Është një dhunë psikologjike përveç asaj fizike. Nuk do të stepemi nga protestat derisa të anulohet projekti. Të anulohet projekti dhe protestat e banorëve të unazës ndalohen. Unë kam bindjen se projekti do të bjerë.

Ndërsa avokati i banorëve, u shpreh se letra që i njoftonte ata për t`u marrë në pyetje, ishte e pavlefshme.

Manushaqe: "Jemi në vazhdën e urdhrave politik të shoqërimit në polici nga Edi Rama. Na është dërguar një letër për tu pyetur për rrethanat dhe faktet për ngjarjen e datës 17 sepse janë djegur disa goma. Dokumenti që është dërguar i është përcaktuar vetëm baza ligjore dhe jo objekti i kërkimit. Pra nga pikëpamja ligjore edhe njoftimi është i pavlefshëm.

Banorët e unazës së re do jenë në këmbë dhe nuk do kenë frikë. Do jemi në këmbë tek unaza e re, te protestat në parlament derisa Rama të ikë.

Derisa të largohet Edi Rama ne do të jemi në shesh.

E kuptojmë presionin që po ushtrohet nga Edi Rama. O ne do të ikim nga Shqipëria ose ju do të shkoni në burg".

Prej 5 muajsh banorët e Astirit kundërshtojnë projektin e Unazës së Re, që parashikon shembjen e banesave të tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dogjen-goma-dhe-bllokuan-rrugen-policia-shoqeron-banore-te-astirit

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended