Report TV - Të rinjtë e PD-së me shirita të bardhë para kordonit të policisë

  • 5 years ago
Partia Demokratike ishte shmangur nga fjalimet në protestën e saj më 16 shkurt para kryeministrisë, e cila shpërtheu në dhunë. Por në këtë tubim të 16 marsit kundër qeverisë, opozita e bashkuar jo parlamentare ka planifikuar të mbajë fjalime, në një podium të ngritur para godinës së kryeministrisë.

Në sfond dëgjohet muzikë e vendosur nga organizatorët, ndërsa protestuesit janë të pajisur me vuvuzela. Para kordonit të policisë pas një rrethi metalik tek Kryeministria, janë vendosur të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, me një shirit të bardhë në krah, për të dhënë një mesazh që protesta do të jetë paqësore.

Recommended