Ora News – Rudina Hajdari shfaqet përkrah Ambasadorit të BE-së por flet si qytetare

  • 5 years ago
#oranews #rudinahajdari
Pas një mungesë të gjatë në publik dhe debatit të hapur rreth mandatit parlamentar të saj, Rudina Hajdari është shfaqur për 8 Mars në Shkodër.

Përkrah ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, ajo mori pjesë në disa takime në Vaun e Dejës në kuadër të Ditës së Gruas.

Për mediat ajo zgjodhi të flasë vetëm si qytetare dhe jo deputete.

"Uroj gratë dhe vajzat sot, të ndihen se ato mund të bëjnë ëndrrat e tyre realitet dhe mund të jenë ato gra që ndryshojnë vizionin e Shqipërisë dhe e çojnë Shqipërinë në BE sa më shpejt. Fola si qytetare e Shqipërisë".

Vajza e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, ende nuk e ka thënë fjalëne fudnit nëse do të bashkohet me vendimin e PD-së apo do të mbajë mandatin e deputetit.

Kur opozita mori vendimin Rudina Hajdari ndodhej në SHBA dhe përmes një postimi në facebook ajo pati deklaruar se do të vendoste pas konsultimit me ndërkombëtarët.

Nëse ajo nuk lë mandatin, nga Partia Demokratike ka ardhur paralajmërimi se do të ndiqet i njëjti standard me Myslim Murrizin, përjashtimi nga partia.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rudina-hajdari-shfaqet-perkrah-ambasadorit-te-be-se-por-flet-si-qytetare
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Recommended