Drama 25-vjeçare e familjes Leka/ Vuajtjet e Ornelës mes skamjes dhe sëmundjes

  • 5 years ago
Liman Leka 54 vjeç, prej 25 vitesh vuan bashkë me bashkëshorten e tij Myzejenin 55 vjeç, sëmundjen e rëndë të Ornelës, vajzës së tyre 27 vjeçare, e cila pas një temperature të lartë që pësoi në moshën 2 vjeçare as nuk flet dhe as nuk kupton.

Në kushte të vështira ekonomike, Limani përmes kamerës së Report TV kërkon nga shteti që vajza e tij të përfitojë paketën e tetraplegjikut, pasi paratë që marrin nga kempi janë të pamjaftueshme për të përballuar jetesën.

Limoni i është drejtuar të gjithë institucioneve, por në bazë të ligjit paketa e tetraplegjikut nuk e përfshin rastin e Ornelës. Bashkëshortja e tij e ka të pamundur të punojë për shkak se duhet të qendrojë 24 orë të ditës duke u kujdesur për Ornelën.

Familja e përbërë nga 4 anëtarë jetojnë në kushte të vështira, ndërsa kujdesi për vajzën e sëmurë ka kosto më të larta se sa ata mund të përballojnë.

Recommended