Report Tv-Veliaj pret në takim presidentin slloven, i dhuron çelësin e qytetit

  • 5 years ago
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, forcimin e bashkëpunimit mes Tiranës dhe qyteteve sllovene, si dhe organizimin e samitit të nivelit të lartë të Brdo-Brijunit që do mbahet në maj në Tiranë, ku të pranishëm do jenë krerët e shteteve të rajonit, si dhe drejtuesit e lartë të BE-së.

Sic njofton Bashkia e Tiranës, Kryebashkiaku Veliaj falenderoi presidentin Pahor për vizitën dhe theksoi se krahas bashkëpunimit mes shteteve, i rëndësishëm është edhe bashkëpunimi mes qyteteve, si ofruesit e parë të shërbimeve për qytetarët. ?Jam i lumtur që jeni në Tiranë. Është e mrekullueshme të kesh shtete që punojnë së bashku, kombe që punojnë së bashku, por mendoj se në kohët moderne është gjithashtu e rëndësishme që qytetet të punojnë së bashku, sepse besoj që njerëzit spikasin në jetën publike nëpër qytete, spikasin në Ljubljanë, spikasin në Tiranë?, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Në shenjë mirënjohje dhe miqësisë që ekzistojnë mes dy shteteve tona, Veliaj i dhuroi presidentit Pahor ?Çelësin e Tiranës?, si simbolikë se është gjithmonë i mirëpritur në Shqipëri. ?Në emër të qytetarëve të Tiranës, dëshiroj t?ju dhuroj ?Çelësin e Tiranës?. Ne kemi një histori për këtë: Kur të afërmit që na vinin për vizitë, largoheshin nga shtëpia jonë, u jepnim një kopje të çelësit të shtëpisë. Pyetja është pse? Sepse ishte e vetmja gjë që kishim. Ideja ishte që kur një kushëri, i afërm, ose mik të vinte në qytet, të kishtë nje vend ku të mund të vinte kurdo. Ky është çelësi juaj i Tiranës, tani ju e dini rrugën dhe ju lutem ejani kurdo, pa qenë nevoja të lajmëroni?, u shpreh Veliaj.

Recommended