Report TV - Protesta e opozitës, Basha: Tik tak, populli po buçet, koha e Ramës mbaroi

  • 5 years ago
Kryetari i PD-së Lulzim Basha mori fjalën nga protesta para Kuvendit duke deklaruar se koha e Ramës ka mbaruar dhe duhet të largohet. 'Tik tak, tik tak, tik tak. Kjo është ora e bekuar e shpresës dhe besimit te vetja jonë që shqiptarët kanë ëndërruar. Për vite me radhë thundra e krimit, korrupsionit, perversitetit dhe mashtrimit me fytyrën dhe gojën e Ramës shkeli mbi dinjitetin e cdo shqiptari. Ora kur një njeri i vetëm me ndihmën e krimit po shtronte një popull të tërë, kjo orë ka mbaruar këtu ku buçet verdikti i popullit sovran 'Rama ik'.

Recommended