Ora News - Saimir Tahiri njihet me akuzat: Pas Aldo Bares jam i dyti

  • 5 years ago
#oranews
Ish-Ministri i Brendshëm është njohur me tre akuza që Prokuroria ka ngritur ndaj tij. Në dosjen për Saimir Tahirin, që do të dërgohet në gjyq janë renditur akuzat e trafikut të drogës, krijimit të grupit të strukturuar kriminal dhe krijimin e veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Pas daljes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ku qëndroi për 40 minuta, Tahiri tha se tashmë nuk ka asnjë dyshim që çështja ndaj tij nisi e komanduar politikisht dhe ashtu po vijon. Madje sipas tij më këto akuza ai renditet i dyti pas Aldo Bares.

Saimir Tahiri: Akuza ishte më e rëndë. Ishte trafik droge, krijim i grupit të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nuk më vjen njeri në mëndje, por pas Aldo Bares jam i dyti me këtë akuzë. Nuk është se kam ndonjë surprizë të madhe. Prokuroria e komanduar siç e nisi e bitisi këtë histori. Pavarësisht nxitjes që kam nga brenda për tu marrë me këtë histori nuk dua të merrem. Dua të respektoj drejtësinë deri në fund. Unë do vazhdoj t'i shkoj drejtësisë deri në fund.

"Politika-krimi-drejtesia jane bashke" - Tahiri tha se historia e tij ishte politikisht e komanduar por nuk iu përgjigj pyetjes nga kush është e komanduar.

Saimir Tahiri: "Kjo historia ime lindi si një proces politik. Dhe kur them i komanduar kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë që janë aq bashkë sa është dhe Ati, i biri dhe shpirti i shenjtë. Nuk janë ndarë ende. Unë po e shoh."

A ka frikë se mund ta arrestojnë?

Saimir Tahiri: "Nuk kam frikë nga asgjë veç së vërtetës tim. Nuk më intereson prokuroria por më intereson vetja dhe ajo që jam unë dhe kam bërë unë. Di që ky është një proces i turpësh politik i komanduar nga fillimi deri në fund. Unë jam mësuar me vështirësi dhe nuk besoj se do kem problem do ia dal. Eshtë prokuroria dhe gjykata italiane që tha këto janë të pavërteta, ju mendoni se nuk mjafton kaq për të kuptuar sesa politikisht është e komanduar kjo histori."

Ndërsa nëse ka apo jo materiale qe mund ti përdorë për shantazh, Tahiri dha këtë përgjigje: I mjafton Shqiperise Baba Taku

Pas njoftimit të vendimit, Tahiri dhe avokati i tij kanë 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet dhe më pas do të jetë gjyqtari paraprak që do të vendosë për dërgimin apo jo të çështjes për gjykim, me provat e mbledhura nga akuza.

Së bashku me Tahirin do të dërgohen në gjyq edhe edhe 3 ish-zyrtarët e lartë të policisë, ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode. Edhe ndaj këtyre të fundit, rëndojnë të njëjtat akuza.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tahiri-shkon-ne-prokurori-tu-njohur-me-akuzat

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/...

Recommended