Shkarkohet kryegjyqtari i Apelit Hysni Demiraj - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra kryetarin e Gjykatës se Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj.Gjyqtari iu nënshtrua procesit te vetingut për kriteret e pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale, ku iu konstatuan edhe probleme te shumta.Ne seancën dëgjimore komisioneret thane se Demirajt iu gjeten shkelje për mënyrën se si kishte deklaruar blerjen e një apartamenti, po ashtu gjetje e KPK-së ishte edhe deklarimi jo i sakte qe Demiraj kishte bere për blerjen e një garazhi.Komisioni deklaroi se për Kryetarin e Gjykatës se Apelit Tirane ishin bere 6 ankesa, ndërkohë që trupa gjykuese i ka vërejtur edhe mangësi ne dosje.Pak dite me pare ne kohen kur Demiraj doli jashtë sallës se vetingut, u prit me protesta nga disa qytetare të cilët e akuzuan atë se iu kishte dhënë vendime te padrejta, gjate proceseve gjyqësore.

Recommended