Ora News - Shkodra ende nën pushtetin e kanabisit

  • 5 years ago
#oranews #shkoder #kanabis

Edhe pse kultivimi i lëndëve narkotike është ulur ndjeshëm, qyteti i Shkodrës, mbetet vend kultivues. Sipas drejtorit të policisë Shkodër, Vehbi Bushati, në Shkodër, 3-4 grupe kriminale funksionojnë të strukturuar. Përveç zonave të evidentuara për kultivimin e kanabisit, problematike janë ambientet e mbyllura ku bimët kultivohen përmes energjisë elektrike.
Kultivimi i lëndëve narkotike është ulur ndjeshëm, por Shkodra nuk ka mundur të dalë ende nga harta e kuqe. Prefekti Çesk Millja, u shpreh se tashmë problem janë ambientet e mbyllura ku kultivohet përmes energjisë.
Çesk Millja, prefekt i Shkodrës: Forca e ligjit do të jetë e ashpër kundër cilido që do tentojë të kultivojë bimë narkotike. Njëkohësisht edhe të njëjtën forcë do të veprojë edhe ndaj atyre që në përgjegjësinë që u jep detyra nuk denoncojnë veprimtari të kundërligjshme nga individë apo grupe.

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati pranon se janë disa grupe kriminale që funksionojnë në mënyrë të organizuar në drejtim të kultivimit dhe shitjes së këtyre lëndëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkodra-ende-nen-pushtetin-e-kanabisit

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended