Historiani Ferit Duka në '45 minuta': Pse Ismail Qemali guxoi të shpallte pavarësinë

  • 5 years ago
I ftuar në emisionin "45 minuta" të gazetarit Denis Minga në Report Tv, historiani Ferit Duka analiston arsyet se pse ishte Ismail Qemali njeriu që guxoi të ngrinte flamurin e pavarësisë në Vlorës në 28 nëntor 1912. Duka ndalet te profili i "babait të pavarësisë" si shtetar i cili vinte nga një përvojë e theksuar në Perandorinë Osmane. Formimi i tij në një familje nacionaliste dhe patriotike kishte ndikuar jo pak, thotë Duka, çka e favorizoi atë në krahasim me Faik Konicën, Fan Nolin apo Mid'hat Frashërin që të ndërmerrte aktin e shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur.

"Vinte nga një familje nacionaliste dhe patriotike. Tradita e familjes ka të bëjë shumë. Së dyti, ka bërë një karrierë të jashtëzakonshme në shtetin osman, në atë perandori. Ishte në krah të mitat pashës, babait të kushtetutës otomane që në vitet 1800. Pati edhe pasoja., Mitat Pasha u ekzekutua, u mbyll parlamenti osman dhe Ismail Qemali i vuajti këto pasoja. Por ishte një shkollë e madhe që u kalit edhe më shumë. Ishte në të gjitha mbledhjet e patritotëve për alfabetin shqip. Kishte marrë edhe të drejtën që të përgatiste raporte për çështje esenciale të Perandorisë Osmane. Në 1 majin e vitit 1900 kur Ismail Qemali e pa se brenda kupolës perandorake e pa se nuk kishte më vend për një njeri me pikëpamje të tilla si të tijat, vendosi të kalojë në perëndim.

Ka bërë një jetë me sakrifica të pashembullta, ndiqej nga shërbimi osman. Ka jetuar në Zvicër, paris, Londër, në shumë vende të Europës. Ka qenë pak anglofil, kishte njohje me rrethet e larta britanike dhe me figurat e tjera të Europës. Por Anglia e ndihmoi edhe për arratisjen nga shteti osman dhe më pas më vonë kur erdhi puna që ndodhën ngjarjet e vrullshme të 1912 me shpërthimin e luftës ballkanike, kur u kuptua që osmanët s'kishin më të ardhme në ballkan fqinjët u sulën ndaj tokave shqiptare, serbët, grekët, Mali i Zi. Në këtë rrëmujë e sipër, Ismail Qemali ishte edhe diplomat, njeri i politikës, njihte mirë administratën osmane. Ishte ai që mori përsipër këtë marrë të madhe të themelimit të shtetit shqiptar. Faik Konica, Fan Noli, Mid'hat Frashëri, ishin patriotë, intetelektualë, por nuk ishin shtetarë.

Ismail Qemali kishte dimensionin e shtetarit, të diplomatit. Po të shihni deklaratat e tioj ngha 1900 e këtej janë shumë të kujdesura dhe të qendisura. Çështjen kombëtare e shihte të lidhur ngushtë me konjukturat diplomatike dhe politike të kohës. Deri në fund kur krijohen kushtet për luftën ballkanike, atëherë Ismail Qemali nisi shpejt aksionin për të shpallur shtetin shqiptar të pavarur. Ismail Qemali ka një kontribut esencial në këtë çështje. Pavarësia si akt nuk mund të shkëputet për asnjë moment nga i gjithë sfondi historik nga i cili u zhvillua", u shpreh Duka.

Por a kishte mbështetje të jashtme Ismail Qemali? "Austro-Hungaria dhe Italia, dhe pas tyre Gjermania. Ishin shtetet që e ndihmuan Ismail Qemalin të shpallte pavarësinë e Shqipërisë. Anglia ishte më e larguar. U tregua në konferencën e ambasadorëve në Lon...

Recommended