Avdjol Dobi nen hetim per pastrim parash

  • 5 years ago
Avdjol Dobi i shpallur në kërkim tashmë me vendim gjykate për skandalin e kompanisë "DH Albania" po hetohet edhe për pastrim parash në vendin tonë. 26-vjeçari, sipas Prokurorisë, ka kryer disa transaksione bankare në vlera të mëdha të cilat nuk i justifikon dhe origjina e tyre është mjaft e dyshimtë. Hetuesit kanë kërkuar fillimisht informacione nga bankat për të verifikuar burimin e parave. Grupi hetimor kërkon të zbulojë nëse pas kompanisë së Avdjol Dobit qëndrojnë persona apo biznese të tjera në Shqipëri.

Kjo për faktin se 26-vjeçari punone si recepsionist. Në verifikimin e prokurorëve do të jenë dhe llogaritë bankare të personave te afërt të Dobit. I riu akuzohet nga prokuroria edhe për mashtrim e falsifikim të dokumenteve zyrtare. Kompania që përfaqëson Dobi, "DH Albania" fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë Euro me dokumetacion fals.

12 milionë iu dhanë për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Burrel-Peshkopi dhe 18 milionë për ndërtimin e lotit te parë të Unazës së Madhe të Tiranës. Në të dy tenderat është paraqitur i njëjti dokumetacion me bilance të themelimit, të falsifikuara në shtetin e Delawerit, aty ku është themeluar kompania mëmë e saj "DH Albania", "Danwell Huberman".

Recommended