Seanca plenare/ Basha: Nuk ka lekë për Thumanë-Kashar, 21 mln euro i ka Klodi i Benit

  • 5 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij në Kuvend akuzoi ministrat e rinj të qeverisë Rama 2, se janë anonimë dhe kukulla të qeverisë. Basha tha se kryeministri u kthye në një Enver Hoxha, edhe kryeministër edhe ministër. Basha tha se ish-ministri Arben Ahmetaj, ka 21 milionë euro të regjistruara në Holandë, para që PD, sipas Bashës është informuar përmes delegacionit holandez në takimin e fundit.

Lulzim Basha: Ja ky është fundi i rrugës, regjim autokrat i zhytur në krim. Cilët janë emrat e ministrave të rinj? Zero, bëri sikur imitoi Ismail Qemalin, po doli si Enver Hoxha. Nivelin e kabinetit të Surrelit e ka të nivelit të Lenka Çukos. Bilancin e paguan populli, qytetarët dhe pensionistët. Vendi është në emergjencë kombëtare, do ti poshtërojë shqiptarët. Nuk ka lekë për tarifat, dhe del një nga figurinat dhe thotë se do tja marrë lekët koncesionit Thumanë-Kashar. Duhen çuar para ndjekjes penale ata që e bënë dhe ata të bandës së Lushnjës. Shqiptarët duhet të dine se në buxhetin e 2019, nuk ka asnjë lekë për Thumanë-Kashar. 21 mln euro i ka Klodi i Benit, por nuk i prek se fillon tangoja? I ke regjistruar në Holandë. Na i tregoi delegacioni zyrtar, këtu i kishim.

Ahmetaj: Sështë e vërtetë.

Basha: Gjë tjetër ti deklarosh dhe gjë tjetër ti bësh ashtu, por dal të merremi njëherë me këtë anonimen që të ka zëvendësuar. Qeshni qeshni?

Recommended