Ora News – Kush është Klement Balili, si dështuan 15 operacione policore për kapjen e tij

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Klement Balili kishte mbi 2 vite në arrati. Ai u shpall në kërkim që prej muajit dhjetor të vitit 2016. Policia e Shtetit ka zhvilluar 15 operacione për kapjen e tij, por nuk janë finalizuar me sukses. Shpesh ato janë dekonspiruar.

43-vjeçari u prezantua nga mediat greke si ?Escobari i Ballkanit?, ndërkohë që në Shqipëri ai ka qenë për 2 vite Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës në 2016, emëruar nga LSI-ja.

Pikërisht në 2016-tën, mediat greke pohuan se një sasi prej 700 kilogram Cannabis Sativa që u sekuestrua asokohe në vendin helen, i përkiste Kelment Balilit. E pikërisht këtë vit nisi edhe historia e Balilit.

Hetimi ndaj tij në Greqi, është bërë nga ?DEA? amerikane dhe policia greke, asistuar edhe nga policia shqiptare.

Emri i Balilit ishte në qendër të deklaratave të ish-Ambasadorit amerikan Donald Lu. Ai e quajti ?magjistari? Klement Balili, ndërsa ka vënë para përgjegjësisë policinë për moskapjen e tij.

Lu me 14 dhjetor 2016: Kam nxitur prej 7 muajsh arrestimin. Perse policia nuk e kap Balilin?

Lu me 5 korrik 2018: Deshtim i qeverise, prokurorise dhe policise.

Por, për kryeministrin Rama, arrestimi i tij nuk ka qenë i lehtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kush-eshte-klement-balili-si-deshtuan-14-operacione-policore-kapjen-e-tij

Recommended