Ora News -Skandali, baza ushtarake e Pashalimanit ruhej edhe me studentë e infermier

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Dalja para gjykatës së Vlorës për vlerësimin e masës së sigurisë e 4 të arrestuarve pas vjedhjes së armëve dhe granatave në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë ka zbuluar detaje të pabesueshme.

Në këtë bazë ushtarake kishin bërë roje dhe një infermier dhe student dhe baza ushatarake sic pretendojnë avokatet nuk ka rrethim Madje në pjesën që është kryer vjedhja nuk ka pasur ndriçim dhe nuk ka kamera ne ate zone

Studenti, infermieri dhe dy oficerë roje janë të arrestuar për akuzën " shkelje e rregullave të shërbimit të rojes në objekte të rëndësishme me pasoja të rënda"

Inferimeri i arrestuar- Edlir Nelaj dëshmoi në Gjykate: "Unë jam infermier i qendrës shëndetësore Pashaliman nuk kam punë të bëj shërbim. Por meqë këta thonë do vesh atje se skemi njerëz na mbajnë të sforcuar. Nuk më takon të bëj shërbim"

Ndaj tij rëndon dhe akuza e falsifikimit të dokumenteve pasi ka firmosur në vend të rojes që nuk ishte.

Studenti i arrestuar- Sipas avokatit mbrojtës të Ardit Ramajt, klienti i tij është ende në shkollë "ndaj nuk mund të marrë asnjë pozicion përgjegjësi. I kanë ngarkuar detyrën si oficer shërbimi në kundërshtim me urdhrin e ministres. Në këto rrethana nga veprimet dhe mosveprimet. nuk provohet të ketë ardhur vjedhja si pasojë e tij." Sipas avokatit studenti Ardit Ramaj e bënte këtë detyrë në kundërshtim me urdhrin e ministres së Mbrojtjes, madje avokati ka vijuar:"Jemi vend anëtar i NATO-s, depoja nuk ka rrethim"

Pergjegjesi roje- Avokati mbrojtës i Lesko Ramosaco i kërkoi gjykatës procedim në gjëndje të lirë. Ramosaco ishte personi që bënte oraret e rojeve.

"Bëra akt kontrollet, por nuk ka pasur ndriçim në pjesën që është kryer vjedhja dhe nuk ka kamera ne ate zone. Depoja e armatimeve nuk ka as kushtet minimale të sigurisë", ka thënë Ramosaço.

Ushtari, oficer roje - Ervis Mensullaj ka dëshmuar: Kam ikur në orën 2.30 të mëngjesit pasi nuk e përballoja dot të ftohtin.

Te arrestohej komandanti - Avokati Edmond Dëma i cili mbrojti në seancë infermierin dhe oficerin roje tha në seancë: Përgjegjësit e bazës kanë shkelur rregulloren e jetës së brendshme ushtarake duke i detyruar efektivët të bënin 12 orë minimalisht shërbim. Kanë punuar në kushte ku nuk ka vend roje dhe janë detyruar të qëndrojnë jashtë. Nuk ka kamera sigurie, ndricim dhe rrethim të ambientit të sigurisë së lartë. Në vend të këtyre duhej të ishte arrestuar komandanti i Pashalimanit dhe komandanti i Forcave të Armatosura të NATO-së

Masa e sigurise- Gjykata e Vlorës ka dhënë masën arrest me burg për 4 të arrestuarit. Përpara trupës gjykuese të akuzuari, por edhe avokatët mbrojtës kanë deklaruar se ata nuk kanë lidhje me vjedhjen. Madje dy prej tyre nuk i lejohej shërbimi, pasi njëri ishte student në shkollën ushtarake dhe tjetri ishte infermier, por e kishin detyruar të bënte këtë detyrë, pasi nuk kishte efektivë.

Edmond Dema avokat i Edlir Nelajt dhe Ervist Memsula ka dhënë thotë se klientët e tij janë ndalua...

Recommended