Ora News - Durrës, grabitet biznesmeni, autorët i rrëmbejnë djalin, i lidhin familjarët

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune (12 janar) në banesën e një biznesmeni në Shkozet të Durrësit.

Denoncimi është bërë nga familjarët në polici, sipas të cilëve tre persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesë dhe kanë grabitur dhe dhunuar familjarët.

Grabitja ka ndodhur në banesën e biznesmenit në fushën e transporteve, Elton Kelmendi.

Gazetari i Ora News në Durrës, Leonidha Musaj thotë se autorët kanë lidhur biznesmenin dhe gruan e tij dhe më pas i kanë grabitur shumën prej 10 mijë euro.

Burimet thanë se tre personat nën kërcënimin e armëve kanë hyrë brenda banesës.

Pasi kanë marrë paratë, autorët morën peng edhe djalin e çiftit, por pasi disa metrash ata lanë të lirë djalin e çiftit.

Mësohet se shuma e vjedhur është rret 10 mijë euro, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të Shijakut duke humbur gjurmët.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/durres-grabiten-10-mije-euro-ne-nje-biznes

Recommended