Ora News – Në Kosovë, pro dhe kundër Metës, Edi Ramës e Gent Cakës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Vendimi i Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakaj si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme nxiti reagimet në Kosovë.

Gazetari Baton Haxhiu në një letër publike kundërshtoi vendimin e Metës dhe duke iu drejtuar në vetë të parë ai shkruan:

Ashtu sikurse jeni edhe ju në dijeni pasi tashmë keni mbaruar çdo hetim të mundshëm ndaj tij, Genti është prej personaliteteve pa manipulime në edukim dhe pa afera korruptive në karrierë. Ai thjesht është një djalë i pastër, me mendje të kthjellët dhe ideale të larta dhe, pa asnjë diskutim, më i përgatitur se kushdo në të njëjtën pozitë para tij. Roli yt, Ilir, është thjesht ceremonial. Në rast se do të shfrytëzosh zbrazëtitë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë për llogari ditore politike dhe i ndikuar nga vala e paparë e thashethemeve të ditëve të fundit, Ilir, jo vetëm që nuk do të mundësoni emërimin në detyrë të një njeriu që përfaqëson shpresë në shoqëri dhe sjell dije në institucione, por, në fakt, do të vulosni ndarjen e thellë institucionale midis Kosovës dhe Shqipërisë. Midis shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në fund i shkruan: Ilir! Dëgjoje mirë çka po të thotë Batoni: Po gabon shumë dhe mos shko ma tutjeshëm në këtë gabim historik!?.

Deputeti i Vetevendosjes përgëzon Metën për mosdekretimin. Rexhep Selimi thotë se Meta nuk duhej të dekretonte as Bora Shahinin si ministre Arsimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ne-kosove-pro-dhe-kunder-metes-edi-rames-e-gent-cakes

Recommended