Ora News – Favore seksuale dhe 500 euro ryshfet, arrestohet gjyqtari i Fierit Roland Hysi

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Policia ka arrestuar gjyqtarin e Shkallës së Parë në Fieri Roland Hysi, i cili u denoncua pasi kërkonte favore seksuale dhe ryshfete.

Ai akuzohet për veprën penale ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike?. Po ashtu mbi gjyqtarin rëndon akuza ?Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë të drejtësisë?.

Po ashtu masa arrest me burg është caktuar edhe për psikologen Elona Meçani, e cila mori 500 euro të tjera për një gjyqtar tjetër, i cili në video thuhet se është Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit.

Po ashtu, sot Prokuroria regjistron procedim penal pas publikimit të videos në një emision investigativ ku gjyqtari Roland Hysi merr 500 euro rryshfet dhe i kërkon favore seksuale një gruaje të divorcuar për ti dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes Elona Meçani 500 euro të tjera për gjyqtarin tjetër, Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrestohet-gjyqtari-i-fierit-roland-hysi

Recommended