Ora News - Studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës kërkojnë garanci për 4 kërkesa

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës i janë drejtuar me një kërkesë Universitetit Politeknik të Tiranës ku i kërkojnë miratimin e katër pikave të rëna dakord me Dekanatin në mbledhjen e 12 dhjetorit 2018.

Konkretisht kërkohet mospagimi i tarifave të shkollimit deri në marrjen e përgjigjes për 8 kërkesat e tyre, shtyrjen e sezonit dhe procesit mësimor si dhe afatit të procedurave për bursa, nisja e një planveprimi për plotësimin e kërkesave të studentëve që varen nga Dekanati dhe mospenalizimin e studentëve deri në përfundimin e bojkotit.

Për Ora News, një nga studentet tha se edhe sot këto dy Fakultete kanë bojkotuar procesin e mësimit.

Ana: Protesta nuk është vetëm dalja në shesh, por edhe bojkotimi i mësimit. Aritektura dhe Urbanistika nuk kanë zhvilluar mësim sot. Studentët nuk do pengohen të futen në mësim. Kërkesat që i kemi drejtuar Dekanatit si garanci për studentët që nuk do të penalizohen për situatën që është krijuar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/studentet-e-arkitektures-dhe-urbanistikes-kerkojne-garanci-4-kerkesa

Recommended