Ora News Speciale - Speciale Ora News/ Antishpifja dhe media, qeveria synon kontrollin e lajmeve

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #speciale #antishpifja
Pas dy muajve që kryeministri Rama propozoi idenën për një paketë antishpifje për të gjitha operatorët mediatik që publikojnë lajme të pavërteta, qeveria publikoi draftin për ndryshimet ligjore në ligjin e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të AKEP-it.

Këto ndryshime sipas grupit negociator janë në përputhje me direktivat e BE-së dhe bazohen në ligjin kroat. Drafti i propozuar nga qeveria, parashikon gjobë për portalet dhe televizionet të cilat publikojnë lajme të rreme dhe nuk marrin në konsideratë ankesat e qytetarëve.

Në këtë draft është vendosur që portalet të gjobiten me 100 mijë deri në 1 milion lekë.

E njëjta procedurë është edhe me televizionet, por me një masë më të reduktuar të gjobës, jo më shumë se 400 mijë lekë.

Kjo thuhet në nenin 133 të pikës a, ku nënvizohet se gjobitet nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 1 000 000 (një milion) lekë kur nuk respekton detyrimet e nenit 33/1 të këtij ligji që detyron sigurimin e publikimeve të shfaqen në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive.

Krahas kësaj, gjoba fikse prej 800 mijë lekësh parashikohet kur ankesa e qytetarit nuk merret në konsideratë nga Operatori i Publikimit të Shërbimit Elektronik.

Drafti antishpifje parashikon që për çdo ankesë të qytetarëve, e cila nuk reflektohet nga portali, mund t?i drejtohen Këshillit të Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive.

?Pas shqyrtimit të ankesës dhe/ose pretendimeve të OSHPE-së, Këshilli i Ankesave, nëse çmon se ka shkelje, merr masat përkatëse, duke përfshirë sanksionet në përputhje me këtë ligj. Në çdo rast Këshilli i Ankesave njofton me shkrim personin që ka paraqitur ankesën dhe OSHE-në përkatëse mbi konkluzionet dhe masat?, thuhet në nenin 33 pika 7 të ligjit për mediat audiovizive, i ndryshuar.

Por jo vetëm kaq, është rregulluar me ligj që nëse një portal merr nga Autoriteti i Medias Audiovizive 5 masa administrative, atëherë AKEP pezullon deri në 1 vit me internet median në fjalë.

Nëse një media publikon më shumë se katër herë informacion të rremë për 1 vit kalendarik, ai pezullohet për 1 javë.

Nëse këto shkelje përsëriten më shumë se 5 herë, atëherë aktiviteti i medias online pezullohet për 1 vit.

Dhe bllokim përfundimtar të aksesit të shërbimit të publikimit elektronik në territorin e Republikës së Shqipërisë, nëse nuk marrin në shqyrtim ankesat e përcjella prej Këshillit të Ankesave, më shumë se katër herë gjatë një viti kalendarik.

Fushata e kryeministrit Rama për paketën antishpifje u nis nga rrjetet sociale. Ne llogaritë sociale të kreut të qeverisë numërohen shumë statuse që parlajmëruan një paketë e cila do të dënojë shpifjen, por jo duke ndërhyrë në Kodin Penal, por që paratë e mbedhura do të shkonin në Fondin e Edukimit.

Rama: Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje. Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kaz...

Recommended