Ora News - Devoll, përmbyset fuoristrada, vdes mësuesja, plagoset infermierja dhe 5 persona të tjerë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një mësuese ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa 6 persona të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe një infermiere.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Devoll, në aksin rrugor Miras-Arrëz, në një terren tepër të vështirë, ku të aksidentuarit po shkonin në punë.

Nga informacionet paraprake raportohet se mësuesja dhe 6 persona të tjerë ishin duke udhëtuar me një makinë fuoristradë. Ndërkohë që makina ka ndaluar për t'i hapur rrugë një tjetër mjeti, ka rrëshqitur si pasojë e ngricave dhe akullit në rrugë, duke u përmbysur.

"Më datë 19.12.2018, rreth orës 09:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Miras-Arrëz, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip ?Range-Rover? me targë AA 112 CA, me drejtues shtetasin Ç.H, banues në Miras, është batuar në rrugë dhe për pasojë, ka humbur jetën një pasagjere në mjet shtetasja L.D, 48 vjeçe, banuese në Miras", sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Mësohet se personat e tjerë që kanë mbetur të plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aksident-ne-devoll-humb-jeten-mesuesi

Recommended