Ora News - Studentët: Protestës tonë t'i bashkohet i gjithë populli

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Studentët vijojnë rezistencë para kryeministrisë prej orës 11:00 të paraditen së sotme. Ndërkohë sot në mesditë Kryeministri ka dalë me një tjetër ftesë për studentët lidhur me 8 kërkesat e tyre.

Në instastory, Rama shpreh dakordësinë për 8 pikat, nëse studentët ulen në dialog me qeverinë. Por studentët thonë se nuk do të ketë dialog dhe negociata për këto 8 pika. Ata i kanë bërë apel Kryeministrit të mbledhë parlamentin të shtunën, në një seancë të jashtëzakonshme vetëm për kërkesat e tyre.

Ata i lanë afat deri në orën 16:00, por pas skadimit të afatit studentët bëjnë thirrje që ti bashkohet i gjithe populli.

Ora News prej 10 ditesh vijon të transmetoje live dhe minute pas minute protestën e studenteve.

Ora 16:10 Studentja: Populli ti bashkohet protestes tonë.

Kemi bërë thirrje për një protestë kombëtare, sepse minutat që i dhamë Ramës mbaruan. Tani i bëjmë thirrje gjithë popullit që ti bashkohet protestës tonë masivisht.

Ora 15: 30 Burimet për Ora News: Kuvendi në gatishmëri për seancë të jashtëzakonshme

Burimet kanë bërë të ditur për Ora News se administratës së Kuvendit i është kërkuar të rrinë në gatishmëri pasi nesër mund të mblidhet kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/studentet-si-tremb-shiu-vijojne-sot-rezistencen-para-kryeministrise

Recommended