Ora News - ARRSH pezullon ndërtimin e lotit të parë tek Unaza e Madhe

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoriteti Rrugor Shqiptar urdhëron pezullimin e aktivitetin ndërtimor për lotin Nr.1 të segmentit, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja.

ARRSH informon se do të nisë verifikimet pas skandalit të publikuar mbrëmë nga emisioni ?Të Paekspozuarit?, i Ylli Rakipit, në lidhje me falsifikimet e kompaninsë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe

Përmes njoftimit për shtyp ARRSH tregon tre hapat që do të ndërmarrë mes tyre i kërkon autoriteteve amerikane verifikimin e dokumenteve të paraqitura nga kompania

1. ARRSH i është drejtuar institucioneve që përmes komunikimit me rrugë zyrtare tu kërkohet autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të verifikuar dokumentet e paraqitura në institucionet shqiptare nga kompania në procedurën e garës.

2. Deri në sqarimin e situatës dhe përgjigjen nga autoritetet amerikane nuk do të vijohet me aktivitetin ndërtimor të kësaj kompanie për lotin Nr.1 të segmentit, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arrsh-pezullon-ndertimin-e-lotit-te-pare-tek-unaza-e-madhe

Recommended