Shehi: Dy kushte per t’u kthyer ne Kuvend

  • 5 years ago
Teksa mazhoranca beson se opozita do të rikthehet në parlament për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, përfaqësues të opozitës së bashkuar kërcënojnë me djegie të mandateve. Edhe Parlamenti Europian kërkoi në miratimin e rezolutës për Shqipërinë që dialogu të zhvillohet brenda institucioneve. Por aleati i demokratëve, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, teksa thotë se për këtë çështje është diskutuar edhe me kryetarin e demokratëve Basha, e quan të pavend kërkesën e Brukselit që opozita të zërë vendet e lëna bosh në parlament. Vetëm pas plotësimit të dy kushteve thotë Shehi, Brukseli do ta shohë opozitën në institucione.
Aleatët në opozitë mbajnë të njëjtin pozicion në raport me mazhorancën, por kur flitet për reformën zgjedhore, të vegjlit janë në llogore të ndryshme me Partinë Demokratike. Me një reformë zgjedhore ende të papërfunduar dhe kur na ndajnë afro 6 muaj nga zgjedhjet vendore, Shehi i kujton kreut të demokratëve kërkesat për ndryshim të sistemit elektoral. Shehi përjashton çdo mundësi bojkoti të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit nga opozita, ndërsa thotë se nuk ka ende një vendim nga ana e opozitës për të dalë me kandidatë të përbashkët.

Recommended